Banorët e kryeqytetit iranian, Teheranit, raportuan për disa shpërthime të fuqishme që kanë tronditur zonat perëndimore të qytetit.
Sipas mediave shtetërore iraniane, shpërthimet kanë ndodhur në disa lagje të banuara, ndërsa pamjet tregojnë shtëllunga tymi që ngrihen mbi zonat e prekura.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite mbajti një konferencë për media, ku konfirmoi nisjen e një vale të re sulmesh ajrore.
“Ne nuk po ndalemi së sulmuari për asnjë moment. Aktualisht, po godasim dhjetëra objektiva të tjerë në Teheran,” deklaroi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin, cituar nga CNN.
Për momentin, nuk ka informacione të konfirmuara për viktima apo përmasat e plota të dëmeve materiale.