Pamje nga një ndërtesë e dëmtuar rëndë në një zonë urbane në Iran, me makineri të rënda që punojnë për pastrimin e rrënojave.Ekskavatorë dhe mjete të tjera të rënda punojnë për pastrimin e rrënojave pas një sulmi ajror në një lagje të Teheranit. Ndërtesa u shkatërrua pjesërisht si pasojë e bombardimeve.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se negociatat me Shtetet e Bashkuara janë “të pajustifikueshme” në kushtet kur Izraeli po kryen sulme ndaj qyteteve iraniane. Megjithatë, ai nuk konfirmoi nëse zyrtarët iranianë do të tërhiqen nga bisedimet për çështjen bërthamore, të planifikuara për fundjavën në Oman mes Iranit dhe SHBA-së.

“Duke iu referuar mesazheve dhe deklaratave të presidentit amerikan, Araghchi i konsideroi veprimet armiqësore të regjimit sionist si rezultat të mbështetjes së drejtpërdrejtë nga Uashingtoni, dhe theksoi se vazhdimi i negociatave indirekte mes Iranit dhe SHBA-së, në një situatë kur egërsia e regjimit sionist vazhdon, është i pajustifikueshëm,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Iranit, pas një bisede telefonike mes Araghchit dhe shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Leave a Reply