Policia e Kosovës në vendin ku u hodhën vezët ndaj eskortës së kryeministrit Albin Kurti në Skenderaj.Pamje nga Skenderaj, ku gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti, eskortës së tij iu hodhën vezë nga persona të paidentifikuar.

Tre efektivë të Policisë së Kosovës janë pezulluar për 72 orë për mungesë reagimi, pasi eskorta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, u godit me vezë gjatë një vizite në Skenderaj.

Kryeministri Kurti ndodhej në Skenderaj për përurimin e një çerdheje, kur persona ende të paidentifikuar hodhën vezë drejt eskortës së tij.

Për incidentin ka reaguar edhe kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili akuzoi Partinë Demokratike të Kosovës për organizimin e sulmit.

“Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti; njëherësh dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK-në në Skenderaj, e fatkeqësisht, edhe me të gjithë PDK-në,” shkroi Mehani.

Leave a Reply