Analisti Ilir Mirena ka dhënë kritika në drejtim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të jenë më aktiv për ta zhbllokuar moskonstituimin e Kuvendit. Mirena tha se deputetët më së paku janë duke u brengosur për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. “E kanë kthy në rutinë, dalin e mbajnë një konferencë pas fjalimit 30 sekondësh të Avni Deharit, dalin i flasin fjalët e njëjta dhe shpërndahen sikur mos me ndodhë kurgja. Në situatën që jemi, e kam përshtypjen që më së paku janë duke u brengosur qata njerëz në Kuvend për këtë gjendje. Me u brengos ma shumë ishin kanë më aktiv”, tha Mirena në Pressing. “Duhet më dal qaty me ba diçka, tek e fundit gjuja një vo dikujna, lëvizë. E jo me thanë po më bjen gjatë me ardhë nga Prizreni në Prishtinë e s’vij më, duhet me ardhë se votat për qata i ke marrë”, tha Mirena në Pressing. https://www.youtube.com/watch?v=xxMGOVKac18