Menu Sidebar Widget Area

This is an example widget to show how the Menu Sidebar Widget Area looks by default. You can add custom widgets from the widgets in the admin.

Zvicra do të luajë në Botërorin 2022 me tre futbollistë shqiptarë. Ashtu si ka qenë traditë në vitet e fundit, zviceranët do të mbështeten sërish te futbollistët me origjinë shqiptare në aktivitetin më të rëndësishëm të futbollit.

Trajneri Murat Jakin publikoi skuadrën zyrtare për eventin në Katar, pjesë e së cilës janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe talenti 20-vjeçar Ardon Jashari.

Ata janë mes 26 futbollistëve të përzgjedhur nga Zvicra, që do të luajë në Grupin G kundër Brazilit, Serbisë dhe Kamerunit.