Vuçiç: Në radhet e policisë së Kosovës ndodheshin “kriminel” të trajnuar nga Presheva

Estimated read time 1 min read

Presidenti Serbisë A. Vuçiq, mbrëmë, deklaroi se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminel të trajnuar nga Presheva”.

Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendet Presheva?

Mos ndoshta kjo është paralajmrim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës?

Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryejë në Luginë.

Andaj ftoj Bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

You May Also Like

More From Author