Vijojnë largimet e serbëve nga institucionet në Kosovë. Pas largimit të largimit të Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, dorëheqje këtë mëngjes kanë dhënë edhe kryetarët e Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit e bashkë me ta edhe këshilltarët komunalë.
Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiç nga posti i ministrit.
Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.