Trupi iu nda në disa pjesë/ Detaje nga aksident tragjik në Tiranë me 1 të vdekur

Estimated read time 1 min read

Një aksident tragjik është regjistruar së fundmi në atustradën Shkozë-Teg. Mësohet se një person është përplasur nga një automjet. 

Bëhet e ditur se trupi i të ndjerit është ndarë në disa pjesë dhe policia nuk po e identifikon dot.

Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor të Shkozës, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You May Also Like

More From Author