Menu Sidebar Widget Area

This is an example widget to show how the Menu Sidebar Widget Area looks by default. You can add custom widgets from the widgets in the admin.

Policia e Kalamatës ka rënë në gjurmët e autorëve të krimit të rëndë të ndodhur në Greqi, ku një fermer 31-vjeçar nga Shqipëria, u gjetur i varrosur në plazhin e Kartelës në Qiparisia.

Sipas mediave greke, dyshohet se autorë të vrasjes se shqiptarit janë një 30-vjeçar shqiptar, një greke 30-vjeçare, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre, një 24-vjeçar rom. Sipas të dhënave të marra nga hetimi policor, autorët kanë pasur qëllim grabitjen.

Viktima dhe autorët dyshohet se janë argëtuar në një lokal në Kyparisia mbrëmjen e së dielës. Sipas të njëjtave informacione, viktima mësohet se ka pasur me vete një shumë të madhe që shkonte deri në parash 10.000 euro.

Autorët duket se e kanë kuptuar këtë dhe teksa grupi ka dalë nga lokali e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë goditur vazhdimisht me një send metalik në kokë, duke e lënë të vdekur. Pastaj e varrosën trupin në rërë për të fshehur krimin.

Që në momentet e para, autoritetet policore kanë shoqëruqar disa persona, kanë marrë deklarime dhe më në fund kanë mbërritur në identifikimin dhe gjurmët e autorëve. 30-vjeçari shqiptar dhe 30-vjeçarja greke janë pikasur dhe arrestuar në afërsi të Zevgolatio në komunën e Oichalisë mbrëmjen e së martës, ndërsa 24-vjeçari është ende në kërkim.

Në fakt dy të arrestuarve iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga grabitja e viktimës.

Ndaj dy të arrestuarve dhe ndaj 24-vjeçarit kanë nisur hetimet për vrasje dhe grabitje.