Sherr për një vajzë, plagoset me thikë 16 vjeçari

Estimated read time 1 min read

Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, në lagjen nr.11. Në sherr janë përfshirë një 20-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

Ky i fundit, ka mbetur i plagosur me thikë. Mësohet se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Burime për gazetaren Enkeleda Arapi bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nga ana tjetër, 20-vjeçari është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Dyshimet paraprake janë që sherri të ketë nisur për një vajzë.

Kjo ka sjellë konfliktin mes dy djemve jashtë një lokali në qytetin bregdetar. Policia thotë se vijon puna për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

You May Also Like

More From Author