Rritje pagash në Gjermani: Cilët sektorë do kenë rritje page

Estimated read time 2 min read

Rreth tre milionë punonjës në shtet dhe shërbimet publike në Gjermani mund të marrin një pagë 10.5 për qind më të lartë, ose të paktën 500 euro më shumë në muaj.

Kjo u bë e ditur të mërkurën, më 11 tetor, nga sindikata gjermane e punonjësve të sektorit publik dhe Shoqata e Nëpunësve Civilë.

Sindikatat kërkojnë një pagë më të lartë 10.5 për qind ose të paktën 500 euro më shumë në muaj në rangun e pagave dhe mëditjeve për shërbimin publik shtetëror. 

“Rritja e pagave do të zbatohej për punonjësit në institucionet publike, kopshtet, shkollat, universitetet, transportin publik, punonjësit në shoqëritë e shërbimeve, në drejtësi, në zyrat financiare dhe tatimore, spitale…

Praktikantët, studentët dhe punëtorët e përkohshëm duhet të marrin 200 euro më shumë se të ardhurat e tyre aktuale mujore dhe praktikantët duhet të pranohen për një kohë të pakufizuar. Kohëzgjatja e kontratës kolektive duhet të jetë dymbëdhjetë muaj”, shkruan Phoenix-magazine.

Janë 300 mijë vende të lira pune në sektorin publik në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, punonjësit e sektorit publik nuk paguhen mirë.

You May Also Like

More From Author