Rama takon kryeministrin e Izraelit: Bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike

Estimated read time 1 min read

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë zyrtare me homologun e tij në Izrael, Yair Lapid.

Teksa publikon disa foto me kryeministrin e Izraelit, Rama shkruan në rrjetin e tij social në “Facebook” se në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, si dhe të ekonomisë e turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, shkruan Rama.

Vizita e kreut të qeverisë Rama në Izrael, vjen pas sulmeve kibernetike që ky shtet ndërmori ndaj Shqipërisë.

You May Also Like

More From Author