Raketat në Poloni, mediat polake japin hipotezat e para

Estimated read time 2 min read

Dy raketat që kanë goditur një fshat në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona, mund të kenë qenë mbetje të raketave ruse që janë shkatërruar nga mbrojtja e Ukrainës.

Sipas gazetarit Mariusz Gierszewski, shpërthimet që i morën jetën dy personave në vendin anëtar të NATO-s janë shkaktuar nga mbetjet e raketës që u neutralizua nga forcat e armatosura të Ukrainës.

Menjëherë pas lajmit, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thirrur Komitetin e Sigurisë Kombëtare dhe të Çështjeve të Mbrojtjes.Ndërsa NATO theksoi se po pret sqarimin e asaj që ndodhi.

Pas goditjes me raketa në Poloni ka ardhur edhe reagimi i Pentagonit. Përmes zëdhënësit Pat Ryder, SHBA thekson se do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës.

“Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të NATO-s është i qartë: Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

“I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët tanë po konsultohen. Është e rëndësishme që të sqarohen të gjitha faktet”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Edhe pse origjina e predhave që goditën Poloninë dhe vranë dy persona nuk është konfirmuar, në rast se konfirmohet sulmi rus ndaj Polonisë, NATO përfshin në nenin 5 të Traktatit të Organizatës së Aleancës

Atlantike të ashtuquajturin parim të mbrojtjes kolektive.
Ky është një parim unik dhe i përhershëm që bashkon anëtarët e saj dhe vendos një frymë solidariteti në Aleancë.

You May Also Like

More From Author