Liverpool dhe Barca “të çmendura” pas Tonalit, por ka dy pengesa!

Estimated read time 2 min read

Situatë delikate në Barcelonë. Skuadra katalanase, pavarësisht merkatos së verës së kaluar me pesë yje, nuk po i arrin objektivat e dëshiruara. Skuadra e Xavit humbi në El Clasico dhe më pas doli edhe nga Champions League ku u rendit ne vend te trete. Një zhgënjim për një klub historikisht të pasur dhe fitues.

Për të riparuar disa te meta, drejtuesit katalanas jane gati të zhyten sërish në merkato. Ka shumë lëvizje në janar: lista e objekitavave ​​të Xavi Hernandez është me emra të shumtë të rangut të lartë. Sipas raportimeve nga shtypi iberik, konkretisht gazeta Sport, drejtuesit e klubit blaugrana janë gati të kënaqin trajnerin e tyre me disa goditje të shkëlqyera dimërore: një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor cilësor.

Barca ndjek profile të ndryshme. Një nga këto, për mesfushën, të çon direkt ne Milanello. Po flasim per Sandro Tonali, mesfushori i gjithanshëm i Milanit, i cili është rritur në mënyrë eksponenciale në dy vitet e fundit, duke u bërë një nga lojtarët më të fortë italianë përreth.

Tonali sigurisht nuk është i vetmi emër i madh në listën e blerjeve të Barcelonës. Xavi ndjek edhe profile të tjera ndërkombëtare dhe të shtrenjta si Jorginho, Rodri apo Declan Rice. Por Sport shkruan se “Xavi ka ndjekur personalisht Tonalin kete sezon dhe sidomos te shkuarin duke e konsideruar lojtar teknikisht te mire dhe fizikisht te forte”.

Megjithate, te Milani jane te qete per dy arsye. Se pari, Tonali sapo ka rinovuar kontraten e tij te re deri ne vitin 2027 dhe per kete arsye eshte e veshtire per t’ia rrembyer kuqezinjve. Faktori i dyte lidhet me faktin se lojtari eshte i lumtur kuqezi dhe nuk ka nder mend aspak te degjoje asnje oferte. Pra, do te duhej qe Milani te pranonte nje oferte te madhe ne menyre qe ai me pas te mendohej.

Por, ne kete pike Sport shkruan se pretendimet kuqezi “jane te larta dhe se Barcelona veshtire se mund te kenaqe Milanin, duke qene se gjendja financiare pas eliminimit ne Champions League nuk eshte nga me te mirat tashme. Vetem nese do shiste ndonje futbolliste ne janar dhe me pas te provonte sulmin”.

You May Also Like

More From Author