Kreu i Bashkisë së Divjakës u qëllua 6 herë me thikë, në gjendje më të rëndë shoferi

Estimated read time 2 min read

Kreu i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari, të cilët u plagosën këtë të premte afër Bashkisë nga ish-punonjësi i mirëmbajtjes së sistemeve kompjuterike në Bashkinë Divjakë, Orges Xhelili, iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Mësohet se Xhelili, i cili ishte liruar pak kohë më parë nga detyra, ka qëlluar gjashtë herë me thikë në shpinë, kryebashkiakun. Ndërsa, shoferi Bullari i cili ka qenë aty pranë, ka ndërhyrë, dhe është qëlluar dy herë me thikë nga Xhelili.

Sipas Zërit të Amerikës, në vlerësimin paraprak të mjekëve, ata rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën. Nga burime të spitalit, mësohet se kryetari i bashkisë Kokoneshi si pasojë e goditjeve në pjesën e shpatullës ka dëmtime në mushkëri, ndërsa shoferi i tij Gazmend Bullari, i cili ka marë goditje në bark, ka dëmtime në stomak dhe është në gjendje më të rëndë.

Fredi Kokoneshi u zgjodh për herë të tretë në krye të Bashkisë Divjakë, në vitin 2019, si përfaqësues i Partisë Socialiste në një garë ku kandidoi i vetëm pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore.

You May Also Like

More From Author