Ndonese gjuha turke eshte zyrtare sipas ligjit, ajo ende nuk po respektohet ne Prizren.
Qytet ky qe njihet si shembull shum etnik ne Kosove.
Fatik Eredili tha se ne shume raste e ka te veshtire te marre sherbime mjeksore ne spitalin e qytetit, ngase sipas tij stafi mjeksor nuk e flet gjuhen turke.
“Ne spitalin e Prizrenit duhet te flitet edhe turqishtja, kam shkuar per kontrolle dhe e kam pasur te veshtire ta kuptoj cka kam sepse un flas vetem gjuhen turke. Por ishte e pamundur te flas turqisht me staffin.”
Me te njejtin hall eshte perballur edhe kolegu i tij Omer Kollu.
“E vertete eshte qe ky problem egziston, mendoj se edhe ne spital duhet te flitet me shume gjuha turke ne menyre qe te kuptohemi me mire mes vete.”
Dr Daut Mustafa tha se ne spitalin e pergjithshem te Prizrenit ka te punesuar nga te gjitha komunitetet.
“Numri i te punesuarve nga komunitetet qe jetojne ne qytetin e Prizrenit kalon permbi 20%,qe eshte edhe me teper sesa kuota qe kerkohet sipas ligjit.”
Perfaqesuesi i komunitetit turk Ertan Simici ka treguar se jane ankuar edhe ne institucionet perkatese, lidhur me problemet e gjuhes turke si gjuhe zyrtare neper institucionet e ndryshme ne qytet.
Edhe disa qytetar te komunitetit turk jane ankuar se gjuha turke nuk po flitet as ne qendren e mjeksis familjare ne Prizren.
Sipas statusit te komunes se Prizrenit ne territorin e saj gjuhe zyrtare aktualisht jane:
Gjuha Shqipe, gjuha serbe, gjuha boshnjake dhe ajo turke.
Ndersa ne perdorimin e gjuheve zyrtare ne kete komune eshte ajo rome.