Menu Sidebar Widget Area

This is an example widget to show how the Menu Sidebar Widget Area looks by default. You can add custom widgets from the widgets in the admin.

Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë zjarri kushëririn e tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B.K, banues në Pezë të Madhe.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dorëz, ndërsa mësohet se si pasojë e një konflikti për motive pronësie 40-vjeçari ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij me inicialet B.K.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, 40-vjeçari ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pushkë në afërsi të banesës së tij, por është gjetur nga shërbimet e policisë dhe është sekuestrur në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.