Menu Sidebar Widget Area

This is an example widget to show how the Menu Sidebar Widget Area looks by default. You can add custom widgets from the widgets in the admin.

Gruaja shtatzënë që u vra mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Familjarë të viktimës kanë thënë se varrimi do të bëhet në orën 13:00.

Sipas autopsisë, viktima, e cila ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë, u qëllua me 3 plumba, dy në gjoks dhe një në kokë, që rezultuan fatale për jetën e saj. Ndërkohë ish-burri i saj, Sokol Halili është ende në arrati. Policia e Kosovës deri tani ka gjetur automjetin, me të cilën ka lëvizur i dyshuari dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e tij.

Viktima ishte pajisur me urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshorti, për shkak të dhunës së ushtruar nga ai. Familjarët e të ndjerës kanë treguar se 35-vjeçarja dhe autori ishin ndarë 5 muaj më parë.