Horoskopi ditor, 1 Nëntor 2022

Estimated read time 3 min read

Dashi

Që nga java e kaluar ka pasur disa pengesa të vogla, por aspekti i mirë i Hënës, këtë na lejon të rikuperojmë. Angazhimi nga ana juaj është aty dhe lajmet e reja në punë nuk do të vonojnë të vijnë në këtë muaj nëntor.

Demi

Në dashuri nuk jeni shumë të bindur dhe këtë e vërteton kundërshtimi i Venusit. Nga ana tjetër në punë ju është akumuluar pak tension dhe lodhja ndihet dukshëm.

Binjakët

Qielli i kësaj të marte është i bukur, nëse në të shkuarën e afërt keni qenë protagonistë të një ndarjeje, dëshira për një të dashur të ri/re po rikthehet dhe po ndihet! Për punë, një nga ditët më të mira do të jetë ajo e datës 5.

Gaforrja

Për ndjenjat, periudha është mjaft premtuese, por në punë ka pasur edhe mosmarrëveshje. Megjithatë tani është e mundur të rifilloni nga e para.

Luani

Një moment i veçantë për zemrën, ka kaq shumë gjëra për të bërë! Ngadalësimet janë të mundshme në punë dhe jo gjithçka do të shkojë ashtu siç dëshironi.

Virgjëresha

I bukur ky qiell për ndjenjat me kalimin e ri të Venusit. Në punë, nëse duhet të bëni propozime, më mirë bëjeni brenda gjysmës së parë të këtij muaji që po fillon.

Peshorja

Këtë të martë dashuria duket e largët, por mos e humbni shpresën. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni një projekt në gatishmëri, niseni në gjysmën e dytë të muajit.

Akrepi

Emocionet e sinqerta po vijnë në sajë të hyrjes së Venusit në shenjën tuaj! Në punë, nga ana tjetër, do të jetë e mundur të fitoni një sfidë.

Shigjetari

Kombinime interesante për ndjenjat flas për ato që do të regjistrohen nga dita e 16-të e në vazhdim e këtij nëntori. Në punë, megjithatë, ka një ajër të ri dhe nuk e përjashtoj mundësinë e prerjes së “ndonjë dege të thatë”.

Bricjapi

Mund të ketë disa grindje në lidhje me çështjet familjare gjatë ditëve në vijim. Në punë jeni mjaft të acaruar, duhet të realizoni disa projekte por nuk dini ku jeni.

Ujori

Ujëra të trazuara për zemrën, fërkimi me partnerin/en është i mundur. Në punë mos u trazoni shumë dhe njëkohësisht kushtojini më shumë vëmendje shpenzimeve.

Peshqit

Në këto ditë do të jetë e mundur të takoni njerëz të këndshëm që do t’ju ndihmojnë të harroni të kaluarën e vjetër. Në punë favorizohen kontaktet dhe po afrohet mundësia e një kënaqësie më të madhe ekonomike.

You May Also Like

More From Author