Hakerat publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama

Estimated read time 1 min read

Hakerat kanë publikuar të dhënat e kryeministrit Edi Rama në faqen “Homeland Justice”.

Të dhënat e publikuara përfshijnë hyrje-daljet nga territori shqiptar si dhe letërnjoftimet e kreut të qeverisë.

Disa ditë më parë hakerat publikuan të dhënat dhe hyrje-daljet në sistemin TIMS të kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Publikimi i radhës vjen në vazhdën e publikimeve të mëhershme të të dhënave konfidenciale të nxjerra nga sistemet e institucioneve shqiptare.

Më herët hakerat kanë publikuar lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.

Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

You May Also Like

More From Author