Grup terrorist me mbi 30 persona kan hyrë të luftojnë në Kosovë

Estimated read time 1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media ka publikuar fotografitë e grupit të përbërë me mbi 30 persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar policinë.

Kurti ka treguar se këta persona kanë hyrë brenda territorit të Kosovës me xhipa pa targa e autoblinda.

Kryeministri u ka bërë thirrje këtyre personave që të dorëzohen.

“Sulmet po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë , të cilët ndodhën nën rrethimin e Policisë, i ftoj të dorëzohen”, deklaroi Kurti para mediave.

You May Also Like

More From Author