Goditje me makinë dhe të shtëna me armë, çfarë ndodhi mbrëmë në Shkodër

Estimated read time 2 min read

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më herët në Shkodër, ku u raportua për të shtëna me armë në lagjen “Skënderbeg”.

Sikurse bëmë me dije më herët u qëllua me armë në drejtim të dy vëllezërve Ardian dhe David Kiri pas një sherri të çastit.

Ndërkohë u zbulua edhe emri i autorit që qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre. Ai është Kristian Fermosi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Sakaq, sipas “news 24” fillimisht shtetasit Kristian Fermosi dhe Ardjan Kiri kane debatuar dhe më pas janë konfliktuar me njërin tjetrin.

Gjatë debatit ka ardhur me një automjet vëllai i Ardjan Kirit, shtetasi David Kiri i cili ka goditur me makinë shtetasin Kristian Fermosi. Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit por dy vëllezërit kanë arritur t’iu shpëtojnë plumbave.

Policia pas kësaj ngjarje ka arrestuar shtetasin David Kirin ndërsa është duke punuar për gjetjen dhe kapjen e vëllait te tij Ardjan Kiri dhe personit që u konfliktua me të Kristian Fermosi.

Janë ende të paqarta arsyet e këtij konflikti mes tyre.

You May Also Like

More From Author