Skuadra e Ilir Dajës ishte shumë më e mirë duke e kontrolluar lojën nga fillimi dhe duke qenë më e rrezikshme.
Almir Kryeziu në minutën e tretë ka mundur të shënojë, por një prekje e kundërshtarit në zonë bëri që ai të rrëzohet, ndërsa gjyqtari nuk akordoi penallti.
Albin Berisha dhe Edvin Kuç tentuan me goditje nga distanca, por në njërin rast portieri priti, ndërsa në të dytin topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Krejt çfarë bën kroatët ishin disa goditje të pasakta nga distanca, ku porta e Enea Koliçt asnjëherë nuk u rrezikua.
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Qëndrim Zyba jep pasim të bukur për Almir Kryeziun i cili me të parën gjuan dhe shënon për 1-0 një super gol.
Gjyqtari akordoi pozitë jashtë loje, por që me rishikimin e VAR goli u pranua.
Ballkani shkoi në pushim me një gol epërsi, ndërsa me të filluar e dyta Dinamo Zagrebi ishte pak më i rrezikshëm.
Në minutën e 52-të, Misic u fut në zonë, harkoi për tokë, ndërsa Bajram Jashanica largoi topin
rrezikshëm, i cili shkoi ngjitur me shtyllën.
Ndeshja u vendos në minutën e 83-të, kur Walid Hamidi vodhi një top dhe shënoi për 2-0.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani festoi.
Ballkani merr fitoren e parë në fazën e grupeve dhe me tri pikë mban vendin e dytë së bashku me Dinamon.