No Widgets found in the Sidebar

Djemtë shqiptarë të Zvicrës, Xhaka dhe Shaqiri kanë qenë të jashtëzakonshëm në ndeshjen kundër Serbisë, duke e mposhtur me rezultatin 3-2. Por, ajo që tërhoqi pas ndeshjes ishte edhe një fanellë që kishte veshur Granit Xhaka.

Futbollisti ka reaguar pasi festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.

Xhaka ka sqaruar në konferencë se nuk kishte asgjë politike në këtë festë, e cila ishte e dedikuar për Ardon Jasharin, për të cilin tha se po rritet shpejt si futbollist.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.

Ai ndau edhe një foto në Instagram, ku shprehu krenarinë për skuadrën e tij.

“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mij. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.