Një e punësuar në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup ia ka marrë kartelën bankare një pacienti të shtrirë në spital dhe me të ka kryer pagesa në disa shitore, përcjell Klan Maqedoni. E njëjta e ka pranuar veprën dhe ndaj saj, siç njoftojnë nga MPB, do të iniciohet padi përkatëse penale.
“Sot (16.11.2022), zyrtarët policorë të Njësisë për Punë të Brendshme Karposh, kanë zhvilluar intervistë zyrtare në stacionin policor me S.S(53) nga një fshat i Shkupit, punonjëse në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Ajo dyshohet se nga S.M derisa ishte duke u trajtuar në spital, ia ka marrë një kartë pagese dhe ka bërë pazar në disa objekte shitëse e më pas e ka kthyer kartelën. Në bisedë zyrtare ajo ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thuhet në raportin e MPB-së.