E goditi me një send të mprehtë, shqiptari rrëfen vrasjen e gruas

Estimated read time 3 min read

49-vjeçari shqiptar Avni Meçja,  ka rrëfyer vrasjen e bashkëshortes së tij, 35-vjeçare Alexandra Elena Mocanune me origjinë nga Rumania në banesën ku jetonin në Bolzano të Italisë.

Burri mbërriti mbrëmë në aeroportin e Veronës me një avion që u nis nga Shqipëria, ku policia e priste për ta arrestuar. Mediat italiane shkruajnë se ai kishte vendosur të dorëzohej, ndoshta i bindur nga të afërmit e tij.

Ndërkohë raportohet se gruaja ishte zhvendosur në Trentino pasi jetonte në Verona për t’i shpëtuar burrit të dhunshëm, të cilin e kishte denoncuar  dy vjet më parë.

Më pas ishin afruar sërish dhe ai kishte bashkuar në Bolzano, aty ku dhe ndodhi tragjedia. Aleksandra dyshohet se është goditur me dhunë, mendohet me një send të mprehtë, i cili megjithatë nuk është gjetur ende.

Arratia e shqiptarit

Arratia e vrasësit të dyshuar nisi pikërisht nga Verona. Avni Meçja u largua nga apartamenti me makinën e bashkëshortes së tij për të mbërritur në Verona e nga aty në aeroportin e Treviso-s. Mori avionin dhe u nis drejt Shqipërisë. Por përpara se të arratisej telefonoi vëllain duke i thënë se duhej të zhdukej pasi ishte në kërkim. Pikërisht nga kjo telefonatë u vunë në lëvizje autoritet italiane. Vëllai dyshoi menjëherë se diçka e rëndë kishte ndodhur dhe telefonoi forcat e rendit, që gjetën trupin e pajetë të gruas me origjinë nga Rumania, e cila punonte si bariste. Trupi i saj u gjet pasditen e së dielës.

Kthimi në Itali dhe rrëfimi i Avni Meçes

Pasi është bindur nga të afërmit e tij, burri ka marrë sërish avionin dhe është kthyer në Itali. Në aeroportin e Veronës e priste skuadra e lëvizshme, e cila e çoi në prokurorinë e Bolzanos, ku më në fund rrëfeu krimin. Tashmë shqiptari ndodhet në burg.

Vrasja: Çfarë ndodhi

Çfarë ndodhi rreth orës 21:30 të së shtunës 22 tetor në Bolzano – në apartamentin numër 82 në katin e pestë të rrugës numër 42 në viale Trieste – mund të raportohet vetëm nga Meçja. Gjatë natës, pasi kishte vrarë partneren e tij, burri kishte organizuar arratisjen për në Shqipëri. Të dielën në mëngjes nisja nga Bolzano me makinën e Alexandra Elenës, një Ford Focus, për në aeroportin e Trevisos nga ku do të duhej të hipte në një fluturim për në Shqipëri.

Një marrëdhënie abuzive, shkruajnë mediat italiane. Mes Avniut dhe Alexandra Elena sherret nuk ishin diçka e re. Në 2019-n dhe 2020-n, kur jetonin ende në Verona, gruaja e kishte denoncuar për dhunë dhe ai ishte vendosur në arrest shtëpie dhe i ishte ndaluar që t’i afrohej gruas. Megjithatë disa kohë me vonë, ata ishin afruar sërish. Alexandra Elena lë pas një djalë, i lindur nga një tjetër marrëdhënie, e që jeton në Romë me gjyshen e tij.

You May Also Like

More From Author