Menu Sidebar Widget Area

This is an example widget to show how the Menu Sidebar Widget Area looks by default. You can add custom widgets from the widgets in the admin.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korçë, ku një 33-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu me iniciale A.L., banues në Korçë  është arrestuar, ndërsa babai i tij ndodhet në spitalin e Korçës duke marrë ndihmë mjekësore.

Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa 33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.