Dhunohet barbarisht mësuesi nga Tepelena

Është dhunuar mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë. Kleanth Laçi, 59 vjeç, është dhunuar nga disa persona.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tepelenës kur arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar në rrethana ende të pasqaruara.

Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës për nderhyrje kirurgjikale.

Sipas informacioneve të para, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare. Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorëve të dhunës ndaj mësuesit të edukimit fizik.