Menu Sidebar Widget Area

This is an example widget to show how the Menu Sidebar Widget Area looks by default. You can add custom widgets from the widgets in the admin.

Rivaliteti e shfrenuar mes Shkupit dhe Shkëndijës sot eskaloi në dhunë në fushën e futbollit në Çair në ndeshjen vlefshme për Kupën e Maqedonisë. Pas golit të parë të Shkëndijës në minutën e nëntë, tifozët e Shkupit, Shfercerët hynë në fushë goditën fizikisht futbollistët ndërsa nga tribunat gjuanin me fishekzjarrë e gjësende të tjera. Në momentet kaotike në terren, përpos përleshjes mes tifozëve dhe futbollistëve, forcat speciale reaguan në drejtim që të ndalojnë përshkallëzimin e situatës dhe në kohë të njëjtë siguruan pjesën më të madhe të ekspeditës nga Tetova.

Futbollistët dhe stafi teknik i Shkëndijës me policë u përcollën për në zhveshtore, por deri atje sërish u sulmuan nga tifozët me gjësende të ndryshme e madje edhe me fishekzjarrë.

Në konsultim të drejtuesve të të dy klubeve, arbitri Kaçevski dhe delegati i ndeshjes, vendosën që të pezullojnë sfidën e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Në ditët në vijim pritet vendim zyrtar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, e cila përpos vendimit final se kush avancon në gjysmëfinale, do të sjell dënim të ashpër për FC Shkupin për organizimin e dobët, incidentet në terren dhe fishekzjarrët e hedhura gjatë kësaj përballje që zgjati vetëm 10 minuta.