Menu Sidebar Widget Area

This is an example widget to show how the Menu Sidebar Widget Area looks by default. You can add custom widgets from the widgets in the admin.

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është arrestuar për blerje votash, ka shfaqur probleme shëndetësore. Mësohet se prej dy ditësh ai është shtruar në spitalin e burgut pasi ka patur probleme me zemrën.

Fredi Beleri, u arrestua më 12 maj, 2 ditë para zgjedhjeve, me akuzën për korrupsion në zgjedhje. Ai garoi në zgjedhjet lokale të 14 Majit nën siglën  e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u vunë në pranga pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Edhe pse i arrestuar KQZ i njohu disa ditë më parë Belerit mandatin si kryebashkiak i Himarës.