No Widgets found in the Sidebar

Të 72 personat në bordin e avionit të Yeti Airlines që u rrëzua sot në Nepal kanë vdekur. Lajmi është dhënë nga stacioni televiziv indian Neës 18. Në avion kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Avioni, raporton Nepal Live Today, u rrëzua në Pokhara, në rrethin Kaski, rreth 200 km në veri-perëndim të Katmandu. Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që kanë nisur hetimet.

Në bordin e avionit ishin disa të huaj, duke përfshirë pesë indianë, katër rusë, një irlandez dhe dy koreano-jugorë, raporton gazeta indiane The Economic Times.

Avioni ra shumë pranë një zone të banuar, banorët e së cilës, me mjete rrethanore shkuan menjëherë në ndihmë të pasagjerëve, por pa mundur të bëjnë gjë.