Arrestohet kryetari i komunës së Tuzit, konfrontohet me policinë

Estimated read time 1 min read

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është vënë në pranga këtë të premtë në Podgoricë të Malit të Zi.

Sipas raportimit të CDM, ai ishte me fëmijët e tij në makinë kur është ndaluar nga policia.

Mësohet se pas ndalimit Gjeloshaj është konfrontuar me policinë gjë që ka çuar deri te masa e arrestit.

Sipas mediave fqinje, policia ka thënë se rasti po trajtohet dhe një njoftim do të dalë për mediat pas përfundimit të procedurave.

You May Also Like

More From Author