Armina Mevlani: Do ta birësoja një fëmijë!

Estimated read time 2 min read

Armina Mevlani, teksa po fliste për birësimin e fëmijëve u shpreh se do ta merrte në konsideratë një gjë të tillë. Blogerja, e cila së fundmi i dha fund beqarisë me Shkëlzen Berishën, po fliste për këtë temë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku tha se do të birësonte fëmijë nëse s’do të mund të bëhej nënë.

“Unë mendoj se pjesa e birësimit është një e mirë e madhe që një pjesë bën. Iu jep mundësinë fëmijëve që të kenë një familje dhe është si të thuash një rrugëtim jete por duke i ndryshuar vetes jetën por dhe një qenieje tjetër.“, u shpreh Armina duke iu përgjigjur pyetjes për birësimin.

“Po, absolutisht. Nëse nuk do të kisha pasur mundësinë të bëja fëmijë”, përfundoi blogerja.

Pas dasmës madhështore që mbajti pak ditë më parë, Armina Mevlani është hapur me ndjekësit përmes një interviste virtuale. Blogerja ka zbuluar më shumë rreth fëmijërisë së saj. Në një foto kur ishte vetëm 13 vjeç, blogerja shprehet se e ëma nuk e lejonte të hiqte vetullat.

Gjithashtu e pyetur se a mund të shkohet deri tek ndarja nëse partneri nuk ndihmon me punët e shtëpisë? Blogerja Armina Mevlani foli për këtë temë gjatë emisionit “Goca & Gra”, ku u shpreh se në bashkëjetesë kur të dy partnerët punojnë, është e domosdoshme që secili të japë kontributin e tij në punët e shtëpisë.

Blogerja shtoi se partneri ose duhet të të ndihmojë ose duhet të paguajë dikë për ndihmë. “Unë them dy janë mundësitë, ose të ketë mundësi ekonomike të të sjellë dikë të të pastrojë, ose përvish duar çun i dashur. S’ka, shtëpia është e të dyve. Të dy duhet të kontribuojnë në mënyra të ndryshëm.

Të dy janë në punë. Mendoj se të gjithë burrat janë të rrëmujshëm. Mund të ketë ndonjë rradhë domethënë. Është njëri në “TikTok” që hekuros çarçafët dhe i shkruajnë gratë ‘mos je serial killer’ se ai hekuros”, u shpreh Armina, e cila lidhi kurorë pak javë më parë me Shkëlzen Berishën.

You May Also Like

More From Author