Menu Sidebar Widget Area

This is an example widget to show how the Menu Sidebar Widget Area looks by default. You can add custom widgets from the widgets in the admin.

Janë identifikuar katër viktimat me origjinë shqiptare që humbën jetën në një aksident mbrëmjen e së dielës në Itali.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për 22-vjeçaren Shane Hyseni dhe djalin e saj 2-vjeçar Mattias Hyseni si dhe për motrën dhe vëllain e saj, 8-vjeçaren Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni. Mësohet se ata banonin në Reggio Emilia.

Ndërkohë, shoferi i automjetit, bashkëshorti i Shane Hysenit, mbeti i plagosur rëndë dhe momentalisht ndodhet në terapi intensive.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në rrugën Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida.

Drejtuesi i makinës tip “Fiat Stilo”, ishte nisur në drejtim të Sant’Ilario, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi. Policia po heton shkaqet e aksidentit, por sipas të dhënave paraprake mësohet se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi.