11-vjeçari drejton bandën, deputeti britanik: Përgjegjës për 80 krime të ndryshme

Një fëmijë vetëm 11 vjeç është kreu i një bande kriminale në Blackpool, në Britaninë e Madhe.

Lajmin e ka dhënë deputeti konservator Scott Benton në fjalën e tij në parlamentin britanik, ku tha se një bandë kriminale të rinjsh ka kryer qindra grabitje në zona të ndryshme.

Ai tha se përpjekjet e policisë për të sjellë para drejtësisë kreun e grupit ishin komprometuar nga shërbimet e fëmijëve të këshillit lokal, të cilët sipas tij refuzonin të kriminalizonin adoleshentët.

“Banorët në Talbot dhe Brunsëick janë përfshirë nga sjellje anti-sociale javët e fundit me qindra krime të ndryshme që kryhen nga banda e adoleshentëve. Drejtues është një 11-vjeçar i cili ka qenë përgjegjës për të paktën 80 krime të ndryshme, duke përfshirë edhe sulmimin e një efektive policie femër”, tha Benton.

Deklarata e tij ka sjellë debate në Britaninë e Madhe.

Leave a Reply Cancel reply